Home SPORT Presidenti i Partizanit me akuza të rënda pas humbjes ndaj Vllaznisë: Enea...

Presidenti i Partizanit me akuza të rënda pas humbjes ndaj Vllaznisë: Enea Jorgji një monstër, do çohet për…

44

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur në një prononcim të dhënë për gazetën “Tema” në lidhje me gjykimin e arbitrit Jorgji ndaj Vllaznisë:

Cili është komenti juaj për arbitrimin e sotëm (djeshëm) dhe penalltinë e dhënë që vendosi fatin e kampionatit?
Unë pas ndeshjes urova kryebashkiaken e Shkodrës dhe sponsorin Z. Xhaferi. U prononcova dhe pak para mediave brenda korrektësisë time, por kur erdha në shtëpi dhe shikoj çfarëlloj penalltie është dhënë pavarsisht se ekipi im s’më dha ndjesinë që prisja, tani pasi e kam parë disa herë them që ky mostër Enea Jorgji është një i pafytyrë dhe do e shohim çdo bëj rrugës me të, se unë do jem për një kohë të gjatë në futbollin shqiptar.

Si ka mundësi që Partizani jo vetëm gjatë këtij kampionati por gjithe vitet e fundit është penalizuar shpesh nga arbitrat?
Për këtë pjesë foli dhe traineri Ilir Daja dhe ne nga arbitrimi jo korekt jemi minimumi -6 pikë. Gol i anulluar ne Fier, gol i anulluar me Teutën në “Elbasan Arena”, gol i anulluar me Laç. Ka dhe shumë të tjera, por po flas për këto raste që gjithë moviolistët i kanë dhënë të drejt Partizanit. Ne si Partizan do luftojmë që të jemi një pjesë e mirë e rregullave të “fair-play”.

Herën e fundit keni paditur Kridens Meten në Prokurori ku morët dhe shumë mbeshtetje, a do të ketë të njëjtin fat dhe Enea Jorgji?
Dëgjova se kish thënë që nuk e bënte pis ndeshjen, por ky qenka një person pa dinjitet që me këtë që ka bërë do mbetet në histori si një Pisanjos që ka njollosur veten në futbollin shqiptar.Patjetër që ne si Partizan me këta rrugeçër do ndjekim gjithmonë rrugët ligjore për të çuar futbollin shqiptar në rrugë të drejtë dhe patjetër një mostër si Jorgji do çohet për ndjekje penale nga ne.