Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.

Në argumentin e Metës thuhet se, nëse do të zbatohet drejtë ky ligj, në mënyrë objektive dhe me paanshmëri nga institucionet përgjegjëse, do të jetë një mbështetje e mirë për të rinjtë për ngritjen e bizneseve të reja, duke krijuar lehtësira për hyrjen në treg, zhvillimin e burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin në burime financiare.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje:

– Ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.

Ky ligj, nëse do të zbatohet drejtë, në mënyrë objektive dhe me paanshmëri nga institucionet përgjegjëse, do të jetë një mbështetje e mirë për të rinjtë për ngritjen e bizneseve të reja, duke krijuar lehtësira për hyrjen në treg, zhvillimin e burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin në burime financiare.