Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish kompanitë ne vend që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Ai tha se  kushdo që do të kapet jashtë rregullave do të shkojë në prokurori.

“Këtu është më shtrenjtë se në çdo vend të botës do ta dëgjojmë gjithmonë. Këtu të huajt kur vijnë thonë se çmimet janë lirë. Kujtojmë ’90 ku buka u rrit 10 herë se ndryshoi sistemi brenda natës.

Ne e dimë shumë mirë që pagat në Shqipëri në sektori privat janë një pjesë në dritë dhe një pjesë jo të dukshme, këtë e dimë shumë mirë ne. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime dhe i bëj thirrje të gjithëve që me deklarimin tjetër të pagave , ta vëmë pagën sepse do të godasim pas asnjë tolerancë.

Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor do shkojnë në Prokurori, Ne nuk duam që kompanitë të shkojnë në Prokurori por të kontribuojnë në ekonomi”, tha Rama.