Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama se angazhimi “ynë i plotë për integrimin e Shqipërisë në BE nuk do të ndryshojë kurrë”.

Presidenti i Këshillit Europian: Që prej vizitës sime të shkuar shumë gjëra kanë ndryshuar, Covid, lufta qe kemi tani në Ukrainë, por një gjë nuk ka ndryshuar e nuk do ndryshojë kurrë, e ky është angazhimi ynë i plotë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimit tashmë e të mos presim deri sa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim në qershor dhe ne do kemi një takim të 27 udhëheqësve të BE me ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim e bisedat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.