Home AKTUALITET KRONIKE Prifti rebel i kontestuar nga Mitropolia e Elbasanit Atë Nikolla Xhufka:”Noli dhe...

Prifti rebel i kontestuar nga Mitropolia e Elbasanit Atë Nikolla Xhufka:”Noli dhe jo, Janullatos janë themeli i kishës autoqefale shqiptare”.

296

Vëllezër dhe motra shqiptarë!
Të ruajmë traditën e hershme kombetare Shqiptare! Kisha e vogël e “Shën Kozmait” ku kryej sherbesat i qëndron fortë parimeve të kishës Orthodokse autoqefale shqiptare.
Kisha jonë nuk e njeh Janullatos-in si Kryepeshkop të Shqipërisë, por si pushtues të Kishës së Fan Nolit!
Janullatos na erdhi për ndihmë dhe më pas duke parë mirësinë, bukurinë e kombit tonë nga një ndihmues u be pushtues në dëm të vlerave tona kombetare shqiptare!
Ai bashkë me Mitropoltet e tij dhe pseudoklerikët e tij nuk punojnë për traditen, për Kishën që Noli i madh na la ..por për përhapjen e “Greqizimit” në Kishën tonë!
I bej thirrje çdo Shqiptari që e ndjen veten Shqiptar dhe e sheh si një detyrim shpirtëror mbrojtjen e “Mëmës Shqipëri” dhe të Kishës Kombetare Shqiptare nga Shovinizmi Grek të mbrojmë Figurën e të madhit Noli që Janullatos me shokë kërkojnë të përdhosin e ta fshijnë.
Bijë dhe bija, ejani tek Atë Nikolla Xhufka, ejani tek kisha e Fan Nolit se e keni kishë çelë jo ditën por edhe natën.