Princi Charles i Uellsit ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe është futur në vetizolim. Nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Sipas BBC Pallati Mbretëror njoftoi se Princi Charles e mori rezultatin e testit të enjten në mëngjes dhe e ka shtyrë vizitën në Winchester, për të cilën u shpreh se ishte “thellësisht” i zhgënjyer që nuk do të merrte pjesë në kohë.

Kjo është hera e dytë që 73 vjeçari infektohet me koronavirus.

Për herë të parë ai ishte infektuar me virusin e rëndë në vitin 2020.