Ish-kryeministri Sali Berisha do të rikthejë sot foltoren e tij në Tiranë, ku pritet që të ketë një takim me të rinjtë në amfiteatrin e Akademisë së Arteve.

Takimi pritet që të nisë në mesditë, dhe pritet ti bashkohet për herë të parë dhe deputeti Belind Këlliçi, për të cilin Basha ka nisur menjëherë procedurat për zëvendësimin në krye të FRPD.

“Sot ne ora 12:00 ne amfitheatrin e Akademise se Arteve, Foltorja me te rinjte! Me me te miret e Shqiperise!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale. Procesi i hapjes së zgjedhjeve në forumet e PD është pritur me akuza të forta dhe duket se ka një fraksion të qartë kundër Bashës.

Edhe në takimin e sotëm me të rinjtë, Berisha pritet të hedhë akuza të forta në drejtim të kreut të PD, dhe mbetet për tu parë nëse Këlliçi do të mbajë fjalën e tij./faxweb.al