Gjatë prezantimit të projekt-buxhetin për vitin 2022 për Ministrinë e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë lajmin e mirë ku mësuesit do të përfitojnë rritje page.

Kushi thotë se vitin e ardhshëm paga e çdo mësuesi në të gjithë Republikën e Shqipërisë do të rritet 6%, ndërsa deri në fund të mandatit të tretë në total paga e arsimtarëve do të rritet deri në 32%. Gjithashtu Kushi tha se me projekt-buxhetin e vititn 2022 është parashikuar investimet në modernizimin e laboratorëve në shkolla.

“Gjatë mandatit të tretë pagat për të gjithë mësuesit do të rriten 32%, kurse për vitin 2022 pagat do të rriten me 6% për të gjithë punonjësit e arsimit në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu do të përmirësojmë institucione të shkollareve. 300 shkolla janë riparuar gjatë mandatit të kaluar ndërsa 70 te tjerë janë ndërtuar si projekte për procesin e rindërtimit. Gjithashtu do të përmirësohen edhe kushtet laboratorike të shkollave të gjithë Shqipërisë. Mësuesit kanë kërkuar që të investohet më shumë në laboratore dhe modernizimin e tyre që ti përgjigjet kurrikulës moderne. 400 milionë lekë për buxhetin 2022 për të furnizuar laboratorë.

Mësues në shkolla të largëta kanë vështirësi. Me buxhetin me një fond 950 milionë lekësh do të mbulojmë shpenzimin e transportit për rreth 35.000 nxënës që banojnë larg banesës dhe transportin e 13 mijë mësuesit që i kanë banesat mbi 5 km”, tha Kushi.