Nga : Erion Murataj

Ironi e fatit ose ndoshta zgjedhje qorrazi prej tifozi është udhëheqja që gëzojmë sot ne shqiptarët .
Në 32 dy vite s’ kemi mundur të ndërrojmë as emra jo më ide e programe .
E kam me ju të përndjekur dhe pseudo demokratë që mendoni se jeni alternativë .
Me kë, me atë që fitoi mbrëmë 100% me farë të bardhë ?
E kam edhe me ju përfaqësues të familjeve të luftës nacional – çlirimtare e socialistë …
Shikoni pak sa bukur !
Plaku mere bëri butaforinë e rradhës dhe shpalli veten prijës impotent të një cope vilajeti pa letra mbrëmë .
I gjati po përsërit butaforinë duke shkuar drejt zgjedhjes së presidentit që nuk është se i duhet, por e bën thjeshtë për tangërllik .
Kopilët që nuk trashëgojnë dot gjë si Meta, Mona, Tao, Luli , Enkelejdi etj, kuisin si kone kush në dy gjunjë e kush duke tundur bishtin se mbase marrin ndonjë bonus meqë në akt-trashëgimie as që bëhet fjalë të hyjnë .

Kurse ti ” Socialist e Demokrat ” në bazë ndan racionin e bukës .

Nëse të pyes i shan, po kur vjen puna tek zgjedhja , uniteti çelik që të la trashëgimi shoku Enver nuk tradhëtohet kurrë .
Memorja e djegur e harron 2008 , harron dhe Gërdecin, harron dhe orgjinë që niste me libër shpie e përfundonte me verë e ngjala madje edhe 2017 .
Ti “Demokrat e Socialist”
atje në hallet e tua je peng i dashnores së kopilit që zë rrënjë edhe në fushatë të bën moral, ndërsa norja që herë të informon për hallet e tua, e herë të bëhet hall se nuk të çertifikon dot pronën, s’të jep dot një rekomandim për fëmijën në spital, s’të gjen dot një vend pune .
E në fund thonë se janë në shërbimin tënd .

Fundja s’kanë faj, siamezët e kopilët i ke besuar ti .
Hall të madh ke o “demokrat e socialist”.
Po kur të ndodhi që të lën shënden këta siamezët e kopilët për të ikur në atë dynjanë tjetër, kë do thërrasësh hero?
Apo do qash si për shokun Enver që i the peqe 40 vjet dhe më pas e bëre lanet .

Nejse mund të zgjedhësh të vazhdosh kështu në dy gjunjë, po nëse nuk e sheh mos harro, lërja në akt trashëgimie pasardhësve nëse si ke kopil si ata te siamezëve .