Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sot të shpallë moskopetencën duke transferuar dosjen e grupit të Laert Haxhiut në SPAK.
13 të arrestuar dhe tre persona të shpallur në kërkim tashmë do hetohen nga prokurorët e SPAK.
Të arrestuarit nga Lushnja, Pogradeci dhe Korça akuzohen për 6 vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, grabitje, vendosje tritoli dhe mbajtje pa lejë të armëve.
Mes dosjeve që i është bashkuar SPAK, është dhe një çështje e prokurorisë së Tiranës që flet për grabitjen e 30 mijë eurove në pikën Tele.Co në Zonën e Astirit në Tiranë.
Për këtë çështje është arrestuar Enio Meçaj si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në këtë grabitje.
![Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencën, dosja e Laert Haxhiajt i kalon](https://media.oranews.tv/oranews.tv/media3/-640-0-53c74888574092c85fe3af5a2159d5fb.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)