Kryeministri Edi Rama, duket se ka ironizuar situatën politike të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar në selinë e PD, të thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha, Rama ka zgjedhur te reagojë me një shprehje të John Wayne.

‘Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë’., shkruan ai, ndërsa citon Wayne.

John Wayne është një ish-aktor amerikan që ka luajtur në filma Western dhe filma me tema të luftës.

333

Protesta e sotme u shoqërua me tensione të forta, si edhe u përshkallëzua me përdorimin e gazit lotsjellës. PD kërkoi ndërhyrjen  e policisë pasi hyrjes me forcë në ambientet e seli të mbështetësve të Berishës.

Ndërkohë nga policia pati edhe disa persona të shoqëruar , mes tyre ishte edhe reperi i njohur Stresi. Sakaq Berisha njoftoi mbylljen e protestës pas disa orësh, ndërsa theksoi një tjetër protestë do të njoftohet ditët në vijim.