Home AKTUALITET Protesta e fermerëve në Lushnjë për “naftë pa akcizë dhe subvencione”

Protesta e fermerëve në Lushnjë për “naftë pa akcizë dhe subvencione”

13

Fermerët e Lushnjës nuk kanë qëndruar pushim as këtë të diel pasdite. Ata kanë dalë në protestë me tre kërkesa kryesore.

Kërkesa që fermerët i parashtrojnë qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë janë:

rritja e fondit të naftës pa taksë për mekanikën bujqësore, rritja e numrit te subvencioneve dhe heqja e kritereve përjashtuese për subvencionet.

Protesta është organizuar përpara Drejtorisë së Bujqësisë së rrethit, aty ku bëhen aplikimet për skemat mbështetëse.