-Komiteti i eskpertëve ka hequr orën policore në natën e ndërrimit të viteve, ca ka të veçantë nga ditët e tjera dhe pse grumbullohen njerëzit?

-Manastirliu: Vendimi për datën 31 dhjetor është bazuar duke iu referuar situatës epidemiolkogjike dhe duke bërë një vlerësim të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital.

Data 31 të jetë një ditë e hapur sepse ka bërë dhe një vlerësim më të gjerë të situatës edhe në rajon, sigurisht Omicron është shqetësues ditët e fundit por 31 dhjetori, do të ketë kujdes të shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore dhe të qarkullimit të njerëzve sepse dihet është festë dhe njerëzit mblidhen. Duhet sa më pak kontakte, të vaksinuar dhe me masa mbrojtëse.

Nga ana tjetër ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara.

Kapacitetet që duhet të kenë baret apo restorantet, vetëm dje janë bërë më shumë se 320 inspektime për masat anti-Covid. Lufta me pandeminë na përket të gjithëve dhe përgjegjësia e qytetarëve duhet të jetë njësh me autoritetet që rrinë në këmbë.

Covid-19 nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm.

30% të ambjenteve ku ofrohen shërbime duhen shfrytëzuar sipas protokollit.

(E.D/faxweb.al)