Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, Meghan, Dukesha e Sussex tha se gjatë kohës sa ishte shtatzënë, ishin bërë diskutime rreth statusit të fëmijës së saj të ardhshëm, përfshirë dhe çfarë titulli do të duhej ai ose ajo të pranonte.

“Ata thoshin se nuk dëshironin që foshnja të merrte titullin princ ose princeshë, ende pa e ditur se si do të ishte gjinia e saj, gjë që do ishte ndryshe nga protokolli”, tha ajo gjatë intervistës.

Çfarë thotë protokolli mbretëror?

Rregullat për atë se kush duhet të quhet princ vijnë nga një letër e lëshuar nga mbreti George V në nëntor të vitit 1917.

Letrat janë instrumente ligjore të cilat mund të marrin formën e një letre të hapur nga monarku. Ato mund të përdoren për deklaratat mbretërore ose edhe për dhënien e titujve.

Në letrën e vitit 1917, George V deklaroi se stërnipërit dhe stërmbesat e monarkut nuk do të ishin më princa ose princesha, përveç ata që i takojnë djalit të madh të Princit të Uellsit.

Në situatën aktuale, kjo do të thotë se Princi George, djali i madh i Princit William, u bë automatikisht një princ, por jo edhe Archie, edhe pse të dy janë stërnipër të Mbretëreshës.

Sipas këtij protokolli, vëllezërit dhe motrat e Princit George – Charlotte dhe Louis – gjithashtu nuk do t’i kishin marrë titujt.

Por në dhjetor të vitit 2012, Mbretëresha lëshoi gjithashtu një letër monarkie ku thuhej se të gjithë fëmijët e Princit William do të kishin të drejtë të ishin princa ose princesha.

Mirëpo, çfarë sa i përket statusit të Archie-t

Sipas letrës së vitit 1917, Archie ka të drejtë të bëhet një princ – mirëpo jo tani.