Një bionde britanike e fiksuar par stilit të zhurmshëm e festiv të jetesës, duket tashmë rreth 10 vjet më e re pasi gjashtë muaj izolim koronavirusi e ka futur atë në rrugën e drejtë të kthjellësisë, madje duke i kursyer alkoolin ashtu si dhe paratë që kërkonte konsumi i tij.

44 vjeçarja Samantha Walsh, pëlqente pirjen shoqërore me miqtë në fundjavë apo dhe atë intime në shtëpi me partnerin.

Por menaxherja e marketit doli në lirim nga puna marsin e shkuar prej shpërthimit të pandemisë, edhe pse thotë se ndjehej gjithmonë e lodhur e me dhimbje koke nga pija.

Në gusht Samantha vendosi t’i japë ‘shkelmin’ të pirit dhe tani thotë se ka gjetur një gjendje të re lumturie

Lëkura e saj duket se ka më pak rrudha ndërsa llogaria e saj bankare është rritur me një mesatare prej £3,000. Me anë të një aplikacioni në celular ajo ka llogaritur se ka marrë 47,000 kalori më pak që prej largimit të alkoolit.

Ajo tregon: “Kam qenë gjithmonë një vajzë e festave, duke u ezauruar gjatë gjithë fundjavës. Por më pas erdhi izolimi i koronavirusit dhe me partnerin tim Dave Glass, 40 vjeç, nisën të pinim verë vetëm në kopsht. Por kur mbeta pa punë dhe pa një strukturë të ndërtimit të ditës, ne ishim ose të pirë, ose me dhimbje koke nga pija”

“Më në fund nuk duroja dot më dhe kuptova se koha më e mirë për të hequr dorë nga pija ishte izolimi kombëtar në Britani.”

“Më pas e kuptova sa e thjeshtë ishte pasi nuk kishte tundime për të dalë për të takuar miqtë. Brenda dy javëve u ndjeva shumë më mirë. Kisha energji dhe kokën e kthjellët. Miqtë më thonë se dukem 10 vjet më e re dhe kjo ishte gëzimi më i madh”.

Samantha thotë se tashmë ka nisur ‘hobby’ të reja si vrapimi dhe të lexuarit”.

Por në gusht 2020, vendosmëria e saj u vu në provë pasi izolimi i përgjithshëm mbaroi dhe baret u rihapën.

Por Samantha thotë se i qëndroi besnike fjalës së saj dhe nuk ka vënë ‘asnjë pikë alkool në gojë’.

Ajo thotë: “Kur ne mund të takonim përsëri miqtë tanë, ata të gjithë më komplimentonin duke thënë se lëkura ime dukej shumë e re. Nuk kisha nevojë të mbaja makiazh, sepse rrudhat ishin reduktuar, pasi lëkura ime nuk ishte më e dehidratuar”.

“Ishte shumë bukur të mbaja mend gjithçka kishte ndodhur gjatë mbrëmjes dhe të ndjehesha e freskët në mëngjes”.

“Me anë të një aplikacioni ne celular kam vlerësuar se sa avantazhe ka të qëndrosh i kthjellët. Shënoja sesa kurseja çdo javë për blerjet e alkoolit dhe llogaritjet tregojnë se bashkë me partnerin kursenim 150 paundë në muaj dhe rreth £2,500 që prej nisjes së izolimit”.

“Kam besim se nuk do të pi më. Kaluan tetë muaj dhe ende nuk jam tunduar pë ta thyer nismën”, thotë ajo.

Top Channel