Lionel Messi është gjobitur me një ndalim dhe një gjobë nga Paris Saint-Germain pasi ylli bëri një udhëtim në mes të sezonit në Arabinë Saudite.

35-vjeçari bëri një udhëtim në Arabinë Saudite pas humbjes së PSG-së në Ligue 1 ndaj Lorient. Lëvizja thuhet se nuk u miratua nga menaxheri Christophe Galtier, me klubin që që atëherë ka ndërmarrë veprime.

Messi mori një reagim të ashpër pas udhëtimit, me shokët e skuadrës që thuhet se kanë mbetur të shokuar. Argjentinasi, një fitues i Kupës së Botës me vendin e tij në vitin 2022, është ambasador i turizmit për vendin e Lindjes së Mesme, por nuk iu dha leja nga Galtier për të bërë udhëtimin.

Tashmë një ndarje mes palëve në verë duket i mundur. Argjentinasi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa në edicionin e parë në Parkun e Princave zhvilloi 26 ndeshje.

Kujtojmë se Messi u largua nga Barcerlona për PSG-në në vitin 2021, pasi e kaloi të gjithë karrierën e tij në Camp Nou deri në atë pikë. Ai ka shënuar 20 gola këtë sezon, me vetëm Kylian Mbappe që ka shënuar më shumë për kampionët në fuqi, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt pasi nuk arriti të japë lavdinë e Ligës së Kampionëve.