Seanca e Kuvendit të Kosovës ka degraduar në sharje dhe ofendime. Pasi kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka mbaruar fjalën në Kuvend, një prej deputetëve ka sharë kryeministrin Kurti.

“Pu të q… tradhtarin,” dëgjohet të thotë deputeti.

Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për deputetin e LDK-së, Kujtim Shala, është dëgjuar duke fyer rendë dikë në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për marrëveshjen e Ohrit.

Nuk dihet se kujt i është drejtuar kjo fyerje, por ka ndodhur pas polemikës që kryeministri Kurti e pati me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Duket se  Shala e ka pasur mikrofonin ndezur, por pa e ditur një gjë të tillë.

Për një gjë të tillë ka shkruar edhe Arlind Manxhuka, zëdhënës i LV-së.

Kujtojmë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po raporton në Kuvendin e Kosovës rreth takimit ‘maratonë’ të Ohrit më 18 mars.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farlindman%2Fvideos%2F103941149316237%2F&show_text=0&width=560