Së fundëmi është publikuar një platformë tepër inteligjente nga Shqiptarët, bëhet fjalë për Weather.al një platformë që sjell për vizitorët parashikimin e motit për 7 ditë për 210.000 qytete dhe fshatra nga e gjithë bota.
Platforma vjen me një synim të madh për tu bërë ndër platformat më të rëndësishme në të gjithë botën.
Përvec parashikimit të motit në kohë reale Weather.al sjell dhe lajme të ndryshme nga e gjithë bota dedikuar kushteve klimatike, shkaqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, dukurive natyrore etj, të gjitha këto mund ti lexoni në blog.weather.al .

Platforma fillimisht është lancuar vetem në sistemin website dhe pritet që pasi të arrij një numër të konsiderueshëm vizitorësh të publikohet online dhe në platformat si AppStore dhe PlayStore në versionin Aplikacion por kjo mbetet të presim.

Si platforma e parë Shqiptare botërore stafi i EgnatiaNews i uron suksese Weather.al në rrugëtimin e saj dhe shpresojmë që ta shikojmë në një tjetër dimension këtë platformë, të bindur që do ja dalin le të mbështesim këtë platformë me sa mundemi.

Faleminderit nga EgnatiaNews!