Vaksina Johnson & Johnson është 71% për qind efektive kundër shtrimit në spital dhe 96% efektive kundër rrezikut të vdekjes nga varianti Delta, sipas të dhënave nga provat klinike.

Kjo është prova e parë klinike në botën reale rreth efektivitetit të vaksinës kundër variantit Delta. Rreth 500,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Afrikën e Jugut morën pjesë në studim.

Rezultatet paraprake u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji por nuk janë botuar ende në një revistë shkencore.