Një nga pikat më të rënduar të Elbasanit

Për vite me rradhë trafiku i ngarkuar në Kryqëzimin e Cërrikut ka shqetësuar kalimtarët, banoret e zonës dhe sidomos drejtuesit e automjeteve .

Kryqëzimi i Cërrikut një nga nyjet më problematike të bashkisë së Elbasanit sa i takon lëvizjes ndërthuret trafiku i të gjitha automjeteve që lëvizin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd-Peqin dhe se në këtë kryqëzim po ashtu kalon edhe unaza jugore e qytetit.Trafiku i mbingarkuar shpesh herë është bërë edhe burim aksidentesh të cilat në shumë raste kanë përfunduar me humbje jete.

Semaforët që ndodhen në këtë vend nuk janë funksonal. Shoferët ankohen se çdo ditë përballen me të njëjtën situatë dhe askush nuk ndërhyn.

Vetë banorët dhe kalimtarët kësaj zone shprehen duke thënë se çdo ditë që kalon në këtë kryqëzim është një kaos i vërtetë.

Prej vitesh është kërkuar një zgjidhje për të rregulluar levizjen këtu por deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.