Kur punoni nga shtëpia kufiri midis punës dhe jetës në shtëpi është i paqartë dhe ju mund të përfundoni duke punuar më shumë se kurrë më parë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=122&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Orët e gjata të punës nuk janë e vetmja gjë që mund të ketë ndryshuar, por ka edhe disa ndryshime në stilin e jetës që i keni kthyer në zakone gjatë punës nga shtëpia.
AgroWeb.org ju sjell një listë me zakonet e dëmshme që duhet të evidentoni sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur shëndetin tuaj.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Po punoni vonë
Kur punoni vonë, konsumoni edhe darkë më vonë, të dyja çojnë në kile të padëshiruara.
Përshtasni oraret tuaja dhe mundohuni të filloni punë sa më herët.
Po qëndroni më gjatë ulur
Në ditë normale ne kalojmë rreth 7 orë nga 24 orë, në këmbë dhe në lëvizje.
Punët nga shtëpia na detyrojnë të qëndrojmë të ulur dhe na bëjnë që të djegim më pak kalori në ditë. Kjo mund të çojë në shtim të peshës trupore.
Në vend që të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, çohuni dhe ecni për dy minuta çdo orë.
Nuk po qëndroni pranë dritares
Hapni perdet dhe lëvizeni tryezën tuaj pranë dritares.
Kërkime të ndryshme kanë treguar se ekspozimi në diell ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe mesditës është i lidhur me djegie më të lartë të yndyrave dhe peshë më të ulët, pavarësisht marrjes së kalorive, ushtrimeve fizike, apo edhe moshës.
Po konsumoni më shumë ushqim
Nëse tryeza juaj e punës ndodhet pranë kuzhinës, me shumë mundësi jeni duke konsumuar më shumë seç do të bënit po të ishit në zyrë.
Konsumi i ushqimeve mes vakteve sigurisht që është diçka e mirë, por mos e teproni. Këto vakte shtesë do të kontribuojnë në kaloritë e tepërta dhe mund të shkaktojnë shtim në peshë.
Po konsumoni shumë kafe
Duke qëndruar në shtëpi aksesi ndaj kafesë është më i thjeshtë, por konsumi i tepërt mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.
Konsumi i mbi katër filxhanëve kafeje çdo ditë, mund të shkaktojë shqetësime si ankth, nervozizëm, pagjumësi, dhimbje koke dhe simptoma kardiovaskulare.
Keni stres gjatë punës
Sipas studimeve ku AgroWeb.org bazohet, njerëzit me nivele të larta të stresit në punë kanë 26% më shumë gjasa të jenë më joaktivë dhe joproduktivë sesa ata me punë me stres të ulët.
Ju mund të flisni me shefin tuaj për këtë ose mund të provoni të kryeni disa aktivitete si meditimi, yoga, stërvitje, lexim, apo edhe të bëni një “mini-pushim”./AgroWeb.org