Home SHOWBIZ Puthje pasionante në publik, J.Lo dhe Ben Affleck fotografohen në momente intime

Puthje pasionante në publik, J.Lo dhe Ben Affleck fotografohen në momente intime

16

Që nga dita e ditëlindjes së saj kur dhe publikoi foton e parë “zyrtare” që konfirmonte lidhjen me Ben Affleck, Jennifer Lopez nuk heziton më që të tregojë gjithë dashurinë që ka për partnerin e saj.

Çifti i famshëm po shijon pushimet në Capri në një jaht luksoz teksa ato janë fotografuar në momente intime. Si dy zogj të dashuruar, ato shihen teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime.

Kujtojmë se pasi festoi 52-vjetorin e lindjes në një jaht me Ben në Saint-Tropez, J.Lo u shfaq në Monaco ditën e hënë me një varëse floriri që formonte me shkronja emrin “BEN”. Këtej e tutje Jennifer-it nuk do i duhet të flasë shumë për dashurinë e saj ndaj Ben Affleck, sepse ky veprim i tregon të gjitha.