Më herët gjatë kësaj jave, Jeff Bezosrealizoi fluturimin e shumëpritur drejt skajit të hapësirës. Mirëpo ndërkohë që ish-CEO i Amazon ishte i fokusuar mbi udhëtimin, personat që po e ndiqnin këtë udhëtim nga Toka ishin disi të habitur nga forma e raketës New Shepard.

Me një kokë të madhe në formën e kërpudhave dhe me trupin e hollë e të gjatë, ajo ngjasonte shumë me një “penis masiv”. Ekspertët e fushës kanë ofruar disa sugjerime që shpjegojnë se pse u zgjodh pikërisht kjo formë.

Credit: PA

Jonathan McDowell, një astronom në Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics tha: “Ekziston një histori e gjatë e atyre që ne i quajmë raketa kokëçekiç. Nëse ju manovroni në mënyrë të kujdesshme, ajo ka një aerodinamikë perfekte.”. Për sa i përket fundit të hollë dhe të sheshtë, ai tha se kjo gjë është e nevojshme për të bërë të mundur uljen e raketës në Tokë.

Nga ana tjetër Laura Forczyk, pronarja e kompanisë Astralytical, tha se raketa është dizenjuar në këtë mënyrë për të maksimizuar volumin interior. Ajo shtoi se është më e lehtë të balancosh një cilindër të gjatë dhe të hollë se një më të trashë.