Një ish-spiun britanik ka deklaruar se Vladimir Putin lëviz i rrethuar nga mjekët dhe madje kurohet gjatë mbledhjeve që zhvillon.

Christopher Steele thekson se nuk dihet sëmundja që vuan Presidenti i Rusisë, por është e sigurt se ai i ndërpret mbledhjet për të marrë trajtim.

Është i rrethuar me mjekë gjithë kohës. Mbledhjet e këshillit të sigurimit jepen sikur kanë zgjatur një orë, por është një orë e copëtuar në disa pjesë, pasi Putin merr pushime për t’u kuruar gjatë këtyre mbledhjeve”, tha ish-spiuni për radion “LBC”.

“Është e qartë që është shumë sëmurë, vetëm se nuk e dimë sa e pashërueshme është sëmundja që ka. Por, sigurisht që qeverisja e vendit po ndikohet nga sëmundja e tij. Aktualisht, nuk ka lidership politik nga Putini, pasi sëmundja po përkeqësohet”, shtoi Steele.