Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe politikanët e tij kanë bërë thirrje gjatë javëve të fundit – armë dhe më shumë armë.

Ata kanë qenë mirënjohës për atë që tashmë është dërguar, por sipas qeverisë ukrainase, ata duhet të rifitojnë atë që kanë humbur. Këtu përfshin raketa kundërajrore, raketa tankesh, municione, si dhe trajnime të vazhdueshme për forcat.

Mbështetja nga Perëndimi, dhe ajo që SHBA ka njoftuar këtë mëngjes, tregon se sa i përkushtuar është Perëndimi për momentin në drejtim të mbështetjes së Ukrainës në mbrojtjen e vendit të saj.

Presidenti Zelensky është shprehur se SHBA po kontribuon në rivendosjen e paqes në Ukrainë, por sigurisht që luftimet po vazhdojnë.

Ai e përshkroi rajonin e Donbasit në lindje, të përbërë nga Luhansk dhe Donetsk, si të shkatërruar plotësisht, duke akuzuar rusët për bombardimet.