
Disa orë pasi liderët evropianë ranë dakord të shkojnë më tej për të siguruar paqen në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar një qeverisje të përkohshme në vend nën mbështetjen e OKB-së.
Presidenti rus thotë se qeverisja kalimtare nën mbikëqyrjen e OKB-së mund të hapë rrugën drejt bisedimeve për përfundimin e konfliktit, shkruan BBC.
Ai shton se qeveria do të mbikëqyret nga OKB-ja derisa të mbahen zgjedhjet për t’ia dorëzuar pushtetin asaj që ai e quan një “qeveri të aftë”.
Dje në Paris, liderët e Britanisë së Madhe dhe Francës, në një njoftuan se do t’i bëhet më shumë presion Putinit për t’i dhënë fund luftës.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer akuzoi Vladimir Putinin se “luan lojëra dhe luan me kohën”.
Starmer tha se Evropa duhet të shkojë më tej për të mbështetur procesin e paqes, duke përfshirë rritjen e sanksioneve.
Ndërsa bisedimet vazhdojnë, po ashtu edhe lufta. Gjatë natës, Rusia nisi sulme në Dnipro, Nikopol, Pokrovsk dhe Marhanetska, duke dëmtuar një strukturë të infrastrukturës, sipas guvernatorit lokal.
Forca ajrore ruse thotë se ka kapur 78 dronë nga Ukraina.
Çfarë ka thënë Putin?
Putini ka sugjeruar një qeveri të përkohshme në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe shton se zgjedhjet mund të mbahen më pas për t’i dorëzuar pushtetin një “qeverie së aftë” për të filluar bisedimet e paqes.
Presidenti rus sugjeron se mbikqyrja e OKB-së do të ekzistojë “për të mbajtur zgjedhje demokratike në Ukrainë, në mënyrë që të sjellë një qeveri kompetente të besuar nga njerëzit”.
Ai thotë gjithashtu se Rusia më pas do të zhvillojë bisedime për një traktat paqeje me atë qeveri dhe “nënshkruan dokumente legjitime që do të njihen në mbarë botën dhe do të jenë të besueshme dhe të qëndrueshme”, sipas agjencisë shtetërore ruse të medias Tass.
Duke përmendur shembuj të përfshirjes së OKB-së në Timorin Lindor, Guinenë e Re dhe pjesë të ish-Jugosllavisë, Putin thotë se “praktikë e tillë ekziston”.
Ai shton: “Teknikisht, është e mundur të diskutohet mundësia e futjes së qeverisjes së përkohshme në Ukrainë nën kujdesin e OKB-së me Shtetet e Bashkuara, me vendet evropiane, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë.”
Nga ana tjetër, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha se “Rusia po përpiqet të prishë rrugën drejt paqes duke zgjedhur të vazhdojë luftën”.
