Në konferencën e tij, Rama është pyetur nga gazetarët nëse do të largohet nga detyra kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona.

Sipas Ramës, nëse vendet, shtetet, qeveritë do të niseshin nga raste të tilla për të hequr njerëz, atëherë nuk do të ngelte më askush që të merrte përsipër një detyrë.

Në rastin konkret, sipas Ramës, policia nuk është në një situatë problematike, por drejt një fuqizimi të mëtejshëm.

“Nuk ka asnjë problematikë më të madhe se ç’kishte përpara këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë. Nëse i referoheni kësaj ngjarjeje që ka të bëjë me ngrëniet e kokave mes njëri – tjetrit, edhe aty do të shikojmë reagimin e Policisë së Shtetit, kapacitetin e zbardhjes së ngjarjes dhe të ndalimit të autorëve, kështu që nuk është krizë në Policinë e Shtetit për mua.

Puna e policisë së shtetit nuk hidhet dot poshtë se ndodhin disa ngjarje, kur mësimet për t’u nxjerrë ka të bëjë me cfarë do të bëjë gjithsecili. Cfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundin në fatalitete?

Unë s’kam dalë të heq asnjë përgjegjësi nga askush, por jemi në një moment shumë të rëndësishëm të vitit kur shqipëria ka një nga periudhat më të rëndësishme për ekonominë e vet. Dhe një ngjarje, dy, tre janë arsye për të nxjerrë mësime gjithsecili, por jo për të dalë me idenë që turistët do kthehen nga rruga.’, – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

fax