Home ELBASANI SOT VIDEO/PYLLI I KODËR KRASTËS DREJTË DEGRADIMIT

VIDEO/PYLLI I KODËR KRASTËS DREJTË DEGRADIMIT

20

Mushkëria e qytetit rrezikon shpyllëzimin

Edhe pse është konsideruar mushkëria e Elbasanit Parku i Krastës , po shkatërrohet nga dita në ditë. Prerjet masive të pemëve si dhe erozioni i tokes rrezikojnë ekzistencën e tij. Kodër Krasta që njihet ndryshe si mushkëria e këtij qyteti është duke u shpyllëzuar, si nga natyra, por edhe dora e njeriut.

Edhe pse prej vitesh është kthyer në shqetësim, institucionet përkatëse nuk kanë arritur ta shmangin shkatërrimin e pyjeve. Të shqetësuar shprehen dhe banorë të cilët jetojnë aty pranë. Krasta duhet të mbrohet me cdo kusht thonë ata pasi është një vend që shërben jo vetëm për të pastruar ajrin e qytetit po që frekuentohet masivisht nga qytetarët për të bërë ecje,aktivitete sportive apo edhe piknikë.

Edhe pse janë bërë disa përpjekje për ndalimin shkatarrimit të pyllit sërisht rezultatet nuk janë të mjaftueshme.