Pas shembjes së një pjesë të konsiderueshme që u bë disa ditë më parë, ndaj objektit të ‘Kafes së Madhe’ në Shkodër që është klasifikuar si monument kulture, Fax News ka siguruar vendimin e ministrisë lidhur me ndërhyrjen që është bërë.

Vendimi i marrë nga ministria e Kulturës daton që në vitin 2016, ku parashikohet jo thjesht restaurimi i objektit por edhe rindërtimi me një kat nëntokë.
Një pikë e vendimit ishte edhe lehtësimi i fasadave të ndërtimit të ri, nga elementët dekorativë të stilizuar.