Qendra “Qëndresa Qytetare”, një organizatë jofitimprurëse me Drejtor Ekzekutiv Rigels Xhemollarin ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve të datës 24.12.2020.

“Qëndresa Qytetare” kërkon konstatimin e përdorimit të burimeve politike në mbështetje të PS-së nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, përmes mbështetjes dhe promovimit të investimeve në Spitalin Lezhë. Gjithashtu një nga kërkesat është dhe dënimi i Ministrit të Shëndetësisë me gjobë në vlerën 90.000 lekë.

Për caktimin e relatorit u hodh shorti dhe është vendosur të jetë relator Ledio Braho.

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë: file:///C:/Users/User/Downloads/K.%20Ankimore%20nr.%2038%20(Qendresa%20Qytetare)%20(1).PDF