Një ngajrje e rëndë është shënuar mbasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Mësohet se në një lokal në qendër të qytetit për shkak të një konflikti, dy qytetarët, Edmond Gosa 43 vjeç nga Kavaja dhe Sali Rexha 43 vjeç nga Kukësi, kanë mbetur të vrarë, pasi kanë goditur njëri-tjetrin. Gosa ka qëlluar me thikë drejt Rexhës, ndërsa ai e ka sulmuar me armë. Deri tani nuk dihen shkaqet. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Priten informacione të mëtejshme.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.