Kur luhet një finale nuk ka “shokë”, edhe pse me bluza të ndryshme.
Në rastin e ndeshjes së djeshme, kamerat kanë kapur Leonardo Bonuçin që ulërinte nga stoli ndaj Kristian Romeros, mbrojtësit të Atalantës në pronësi të Juves, që ndërhyri shumë keq ndaj Kiezës:
“Romero, deri 10 muaj më parë nuk flisje fare. Qepe gojën dhe mos na bëj fenomenin”.
Kujtojmë se Juventusi triumfoi në finale, duke mposhtur 2-1 Atalantën dhe duke fituar kështu Kupën e Italisë.