Rama: “Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por dihet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur s rezultat i Brexit dhe të tjera dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe përsëritur, por faktikisht ata janë në një drejtim të kundërt me këtë.

Kështu që çfarë të them më shumë se kaq, ndërkohë që falja do kishte zgjidhur shumë gjëra. Fakti që falja nuk erdhi tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar, nuk ka qenë një nga ato shprehjet që dalin pa dashje”, tha Rama.