Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Në reagimin e saj Osmani ka theksuar se Nishani ia kushtoi jetën Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembulli i politikanit racional dhe me integritet.
Mesazhi i plotë i Presidentes Vjosa Osmani:
Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për humbjen e Nishanit, duke thënë se do të kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.
“Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.