Problematika e çështjes së pronës është një gangrenë e 32 vjeçare e shqiptarëve .
Elbasani nuk ka si të bëjë përjashtim nga pjesa tjetër e Shqipërisë .


Egnatia News në këto ditë të nxehta mori disa ankesa për rradhën në institucionet që i shërbejnë qytetarëve , ku për shkak dhe të informacionit të munguar e-albania ka krijuar shumë anomali .
Egnatia News ishte sot pranë Ashk Elbasan ku qytetarët shprehen se radha është problem shqetësues po nuk mungojnë dhe ata që kanë vite që sorollaten për pronën e tyre .

Situata kalon absurdin kur specialistja e këtij institucioni për marrëdhënien me publikun, Edisona Skënderi njëkohësisht dhe gazetare e ORA NEWS në Elbasan, del dhe në formë intimidimi i kërkon gazetarit të Egnatia News që pasi të mbarojë intervistat e pret drejtori.
Gjë që figuroi jo e vërtet pasi drejtori jo vetëm që nuk kishte kërkuar një takim të tillë por nuk ndodhej fare në zyrë.


Nuk dihet ende nëse kolegia, njëkohësisht specialistja e ASHK Elbasan e ka bërë këtë veprim për të mbuluar mungesën e shërbimit që duhet ti ofrojë qytetarëve dhe mediave ajo vetë apo për të mbuluar të vërtetën publikut.