Një person ka humbur jetën në fshatin Zhym të Lushnjes, pasi është rrëzuar nga motori me të cilin udhëtonte. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga, nëse 67 vjeç ka humbur kontrollin apo është përplasur nga ndonjë makinë.

“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga”, njofton Policia.