Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen.

Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit por të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë vizituar Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, uron besimtarët dhe shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.

Gjatë prononcimeve të shkurta për “Fax News”, qytetarët urojnë këtë ditë të bekuar për sa më shumë dashuri dhe begati.

“Kam ardhur në kishë me babin, vëllain dhe mamin. Kam marrë dhurata, i uroj gëzuar Krishtlindjet”, u shpreh një vogëlush.

“I uroj të gjithëve gëzuar Krishtlindjet dhe vitin e ri 2022, qoftë një vit i begatë”, u shpreh një qytetare.

“Do të bëjmë drekën dhe do të festojmë në shtëpi”, tha një tjetër besimtare.