Qendra e Odessa-s në Ukrainë tanimë është një qytet fantazmë dhe duket se është gati për betejë edhe pse bombardimet ende nuk kanë nisur.

Në qytetin e tretë më të madh të Ukrainës, banorët janë paralajmëruar prej ditësh për mundësinë e një zbarkimi rus. Ndërkohë banorët e dinë tanimë se është radha e tyre për të luftuar. Disa civilë kanë marrë tashmë armët.

Teatri i Operas pranë qytetit është i fortifikuar, ashtu siç ishte më shumë se tetë dekada më parë.

Ndërkohë trenat po mbushen me njerëz, nëna të reja dhe fëmijët e tyre të dëshpëruar për të shpëtuar. Ata panë marshimin rrëqethës të rusëve në qytetin Kherson, rreth 125 milje (200 km) në perëndim të Odessa, një qytet ku vendasit nuk e imagjinonin kurrë se do të kishin trupa ruse që ecnin nëpër rrugë.