Ndryshe nga raportimet e deritanishme, mediat ruse njoftojnë se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të zhvillohen sot, edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ndonjëra prej palëve.

Bisedimet mund të nisin të premten ose në fundjavë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka përjashtuar mundësinë që bisedimet në Bjellorusi mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit të rifillojnë sot, sepse kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin, janë “joreale”.

“Ka shumë mundësi që ata të mos takohen”, tha Kalin për CNN turk, “me shumë mundësi do të shtyhet për një ose dy ditë, ne jemi në kontakt me ekipet negociatore”.

Zëdhënësi i presidentit turk Erdogan shprehu më pas shpresën se Putini do t’i japë fund armiqësive duke kuptuar dëmin ekonomik që lufta po i shkakton Rusisë.