Kryeministri Edi Rama vijon me turin e bashkëbisedimeve me qytetarët e Elbasanit.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Rama foli për arsimin profesional ku tha se në këtë sektor janë bërë mjaft investime dhe se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohet.

Ai shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar.

“Ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si s’ka më keq, por s’kishin asnjë lloj infrastrukture dhe në të vërtetë shërbenin për ata nxënës që ishin më të dobëtit dhe pa ambicie, le të themi kategoria e nxënësve që shkonte në këto shkolla vetëm për të thënë se ka filluar shkollën. Sipërmarrja fillon dhe rekruton vajza dhe djem qysh në bankat e shkollës duke ukrijuar kushtet që mund të dalin më pas në punë. Një e dhënë shumë inkurajuese është se nxënësit që mbarojnë në arsimin profesional kanë një avantazh më tepër për t’u futur në punë. Ajo që është inkurajuese është që nxënësit e shkollave profesionale kanë një avantazh dhe e kanë më të ehtë punësimin dhe më të shpjet se ata që mbarojnë edhe universitetet. Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që  nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel