Edi Rama ka fortifikuar dyert e Kryeministrisë, nga frika e protestuesve të opozitës. 

Partia Demokratike dhe grupet e Shoqërisë Civile do të zhvillojnë një protestë të enjten në orën 7, para ndërtesës qeveritare.

Protesta kombëtare është paralajmëruar masive për nga pjesëmarrja, pasi bëhet kundër aferave korruptive të qeverisë, rritjes abuzive të çmimeve, varfërisë dhe shkeljes së interesit kombëtar të vendit nga Edi Rama.

Disa orë para tubimit, Rama ka urdhëruar blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Siç duket edhe në pamjet që sjell Syri.net, portat e godinës qeveritare janë veshur me pllaka metalike. 

Për ruajtjen e Kryeministrisë, Rama ka urdhëruar gjithashtu rrethimin e godinës nga 1200 policë. 

Gjithashtu, kryeministri ka larguar edhe kërpudhën, instalacionin artistik që ka mban në anën lindore të Kryeministrisë.