Faqja e hakerave iranianë ka publikuar disa prej email-eve të ish kreut të policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në dokumentet e publikuara nga hakerët jepen të dhëna mbi familjen e Gledis Nanos si dhe hyrje-daljet e tij në vend nga ajri dhe nga toka.

Po ashtu është publikuar numri i pasaportës së Gledis Nanos dhe numrat e tij të telefonit. Ky veprim nga hakerat vjen së fundmi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte asnjë lloj rrjedhje serioze të dhënash. Pas publikimit të këtyre të dhënave të Gledis Nanos, deklarata e kryeministrit nuk duhet edhe aq me vend.