Kreu i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes që po zhvillohet lidhur me digjitalizimin e raporteve të financimit të partive politike.

Ai tha se partitë politike dërgonin vetëm raportime në formë shkresash sa i përket financimit drejt tyre duke vështirësuar punën e KQZ-së për të analizuar këto raporte. Celibashi tha se synohej ngritja e një platforme e cila të mundësojë që këto raportime të aksesohen online nga palët e interesuara.

“Raportimi kryhet vetëm në letër, vetëm ndonjëherë në mënyrë sporadike KQZ merr informacion në rrugë digjitale. Harxhojmë shumë kohë dhe energji për analizimin e këtyre raporteve dhe në fund shumë pak kuptojmë mbi problematikën reale të financimit të partive. Sistemi duhet të ofrojë mundësinë që palët e interesuara të marrin lehtësisht çdo të dhënë që përfitohet nga financimet e partive politike. Sipas mendimit tim, do të ishte e dobishme nëse këto raporte do të mund të aksesoheshin edhe online në platformën që do ndërtohet”– u shpreh Celibashi ndër të tjera.