Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme bëri një dëgjesë publike për të diskutuar rikthimin e basteve sportive në vendin tonë.

Meta e quajti Ramën “një delenxhi” që sipas tij po luan bixhoz me jetët e shqiptarëve.

Pyetje: Qeveria po mendon për të rihapur bastet sportive, ke ndonjë koment?

“Ju e dini që ky është treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu. Dikur ky ishte me shqetësimin për të ruajtur të rinjtë dhe familjet shqiptare nga këto aktivitet kriminale dhe vendosi mbylljen atëherë të basteve sportive kurse tani mendon që të rikthejë bastet me alibinë për të ndihmuar sportin. Kush e ndaloi të ndihmojë sportin por sponsorizoi inceneratorët. Ai vendosi monopolin  e familjes së tij, ky është aventurier dhe kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të ven