Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Rama gjithashtu shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirë mëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar./i.k/abcnews.al/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=317&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F304508161368166%2F&show_text=false&width=560&t=0