Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqën në Kombinat procesin e nënshkrimit të kontratave idividuale me përfituesit e banesave në lagjen e re.

Rama: Njerëzit, kur u vjen dita për të vendosur se në çfarë drejtimi do ta çojnë politikën, ta marrin shumë seriozisht politikën. Ta marrin seriozisht siç marrin seriozisht çdo gjë që bëjnë për shtëpinë e tyre, siç marrin seriozisht zgjedhjen e muratorit kur ndërtojnë murin e ri të shtëpisë, siç marrin seriozisht zgjedhjen e elektricistit kur duhet të bëjnë lidhjen e dritave. Kur njerëzit zgjedhin për shtëpitë e tyre, nuk shikojnë partitë, nuk shikojnë ngjyrat. Kur njerëzve u duhet një gomar për të ngarkuar drutë, nuk e shikojnë gomarin nga ngjyra, as nga veshët, por thjesht e vetëm i shikojnë fuqinë që ka për të bërë punën.

Kryeministri Rama pa edhe ecurinë e ndërtimit të gjimnazit Sami Frashëri projekti të cilës e bën shkollën më të madhe në vend për plot 1400 nxënës. Një fushë basketbolli Rama e përdori për tu takuar më një grup të rinjsh në Kombinat.

Pasi ndoqi vaksinim në Sheshin Skënderbej dhe një qendër shëndetësore në Kombinat Rama ndau me ndjekësit në Facebook këtë mesazh. Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në Whatsapp: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”

Top Channel