Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në facebook-un e tij një video nga koncerti i mbrëmshëm i mbajtur nga këngëtari Noizy, ku gjatë performancës së artistëve, u shuan dritat.

Në video siç shihet të rinjtë të shumë në numër bërtasin me thirrje :Rama ik!

Ndërsa Meta shkruan se Rama ishte armiku i Lirisë dhe se shumë shpejt do jepte llogari për dëmet e bëra ndaj popullit shqiptar.

Postimi i Plotë nga Meta:

Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.
Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F807752897055461%2F&show_text=false&width=269&t=0