Mes pankartave të protestës spikati edhe mesazhi “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, me të cilin protestuesit rikthyen në vëmendje kërkesat e lëvizjes studentore dhe pakënaqësitë e mbetura sipas tyre të pazgjidhura.

Protestuesit e mbledhur në protestën e 16-të kundër kryeministrit Edi Rama kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve nga podiumi i vendosur pranë Kryeministrisë.

Fillimisht, turma është drejtuar drejt institucionit të Presidencës, ndërsa më pas itinerari i protestës pritet të vijojë në zonën e ish-Bllokut, një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

Mes pankartave të shumta të shfaqura gjatë marshimit, spikati edhe një mesazh i drejtuar kryeministrit Edi Rama: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”. Përmes kësaj pankarte, protestuesit rikthyen në vëmendje lëvizjen studentore të vitit 2018 dhe kërkesat e asaj kohe, duke pretenduar se problemet që ngritën studentët mbeten ende të pazgjidhura. 

Pamfleti.net

GEAM Sh.p.k