Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët është ndalur tek situata me pandeminë covid-19.

Rama ka theksuar se qeveria ka siguruar 1.6 milionë vaksina për 800 mijë qytetarë.

Më tej ai ka shtuar se në të gjithë vendin janë 10 fishuar testimet për covid-19 në mënyrë që të bëhet izolimi i rasteve brenda 48 orëve.

Rama: Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor. Kanë hyrë në qarkullim testet e shpejta, që janë kryer deri tani 80 mijë teste, kemi rritur epidemiologët në terren. Ky është një proces i vështirë. Vaksina e gripit është falas sot. Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina për 800 mijë qytetarë”, deklaroi Rama.

Top Channel