Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i pranishëm në aktivitetin “Deputeti që duam”, në Kukës.Nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje Presidentit Ilir Meta pas deklaratave të forta që ky i fundit ngriti ndaj tij në emisionin “ Zonë e Lirë”. I cili e quajti këlysh blloku.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë, iu përgjigj në mënyrë të nënkuptuar duke e quajtur presidentin një “lolo”.
Rama foli edhe për premtimet e mandatit të tretë, ku shtoi se nëse e fiton të gjithë kriminelët, biznesmenët dhe politikanët do të japin llogari për padrejtësitë që kanë bërë.
